Kuriozitete
I sëmuri me kancer martohet me të dashurën në shtratin e spitalit
Një burrë i sëmurë me kancer realizoi dëshirën e tij të fundit të premten duke u martuar me të dashurën e tij në shtratin e spitalit në Teksas, SHBA.
Raul Hinojosa, 33 vjeç, që ishte diagnostikuar me kancer, më në fund u kurorëzua me të dashurën e tij Yvonne Lamas, raportoi CNN.
“Ai ishte shumë i respektueshëm, shumë romantik dhe gjithmonë dëshironte të ma dhuronte botën”, tha Yvonne. “Ai dinte si të më bënte të buzëqeshja pa marrë parasysh situatën”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.
Spitali së bashku me familjen e tij realizoi një ceremoni në minutën e fundit, dhe e gjitha kjo u kap në një video.
I rrethuar nga familja, miqtë dhe stafi i spitalit, çifti u martuan duke recituar betimet e tyre. Raul vdiq vetëm 36 orë pas martesës.