Kuriozitete
Serbia vendim të jashtëzakonshëm: 100 mijë euro ndihma për shqiptarët e përmbytur
Pas përmbytjeve që kanë paralizuar vendin, qeveria serbe ka vendosur të marrë një vendim të pazakontë , duke dërguar 100 mijë euro ndihma për shtetin shqiptar.
Vendimi është njoftuar nga qeveria serbe ditën e sotme, nën arsyetimin se Shqipëria është përballur me përmbytjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në këtë vend.
Me sa duket vendimi i Serbisë ka ardhur pasi Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere filluan gjithashtu këtë javë ndihmën ndaj vendit tonë,
Pas përmbytjeve që dëmtuan më shumë se 4 500 ndërtesa, 36 transormatorë energjie dhe dhjetëra rrugë, qeveria shqiptare i ka dërguar një kërkesë për ndihmë Qendrës së NATO-s për Koordinimin për Përgjigjen ndaj Katastrofave.
Bullgaria, Franca, Mali i Zi, Sllovenia, Sllovakia dhe Austria ofruan ndihmën e tyre, duke dërguar ekipe shpëtimi, gjeneratorë dhe tenda.
Por askujt nuk do t’ia kishte pritur mendja se kësaj thirrjeje për ndihmë do t’i ishte përgjigjur edhe qeveria serbe, e cila duhet ta pranojmë, se nuk është kursyer aspak, kur vjen fjala për të ndihmuar shqiptarët e përmbytur.