Kuriozitete
Sherr në komisionin e Ekonomisë, përplaset deputeti Braçe me Shehajn
Sherr në komisionin e Ekonomisë, përplaset deputeti Braçe me Shehajn
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë është përfshirë nga debate dhe sherre mes deputetëve.
Kanë qenë dy deputetët Agron Shehaj nga radhët e Partisë Demokratike dhe Erjon Braçe nga PS, që kanë debatuar ashpër mes tyre, duke bërë që të ndërhyjë Garda për të qetësuar situatën.
Deputeti demokrat i është afruar kreut të komisionit, Braçes, i tensionuar por ka qenë një gardist që ka ndërhyrë menjëherë, duke kapur për krahësh deputetin Shehaj për ta larguar.
Menjëherë pas kësaj situate, Shehaj është larguar nga salla e Kryesisë, ku po mbahet mbledhja e komisionit.
Mësohet se në momentet që ka nisur të tensionohet situata ka qenë duke u diskutuar për organet e vettingut, ku e pranishme ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Aty ka ndërhyrë deputeti demokrat, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar, duke gjeneruar në përplasjen e dy deputetëve. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.