Kuriozitete
Sherri në studio, Salianji: Po flet sikur me vjehrrën. Deputetja e PS: Ty të kanë sjellë me letra
Sherri në studio, Salianji: Po flet sikur me vjehrrën. Deputetja e PS: Ty të kanë sjellë me letra
Nga njëra temë në tjetrën, debati dhe tensioni mes dy deputetëve Klotilda Ferhati e PS dhe Ervin Salianji i PD, ka karakterizuar emisionin "Studio e Hapur" këtë të hënë.
Dy deputetët janë përplasur edhe lidhur me kontratat e qeverisë për 3 incineratorët për djegien e plehrave në Shqipëri.
E pyetur për këtë kontratë deputetja Ferhati tha se akuza e demokratëve është e vërtetë. Madje sipas saj nuk ka asnjë pagesë në vlera 200 milionë euro që pretendohet nga PD.
Kaq ka mjaftuar që replikat mes saj dhe Salianjin të nisin Live në studio.
Debati:
Salianji: Po gënjen në publik. 1, është ofertë e pa kërkuar, 2 nuk ka pasur studim
Ferhati: Nuk na intimidon dot me këto.
Salianji: Po mashtron pa pikë turpi. Nëse unë gënjej nuk dal më në publik. Por po gënjen. Ja ku i kam dokumentet. Bëhet fjalë për 4.8 milionë euro për kompaninë e incinerimit në Fier. Kërkoni falje. Jepeni pa tender, jepeni pa e kërkuar, por do të ndiqeni penalisht. Ju nuk skuqeni nga turpi.
Ferhati: Pse nuk shkoni në prokurori?
Salianji: Në Tiranë i kanë dhënë brenda ditës, Këta shpallin fitues po garë, dhe më 17 bëjnë VKM për ta paguar.
Ferhati: Unë jam juriste dhe flas me përgjegjshmëri, ti je mësuar të gënjesh, nuk të bën përshtypje. Pse jemi avokatë të kompanive private.
Salianji: Ti je në konflikt interesi sepse shkon tek këta dhe jep konsulencë ligjore. Dhe gënjen
Frehati: S’jam si ty që bën deklarata të tilla.
Salianji: Ti flet sikur flet me vjehrrën.
Ferhati: Ty të kanë sjellë me letra, ti nuk di per kontratën.
Salianji: Unë flas me dokumenta, ja ku i ke. 4.8 milionë (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.