Showbiz
Shikoni ndryshimin drastik të Emirit nga ‘Dashuri e pafund’
Kaan Urgancıoğlu ose siç njihet ndryshe me emrin Emir nga seriali i njohur turk ‘Dashuri e pafund’, është padiskutim një ndër aktorët më të dashur në Turqi dhe jo vetëm. Pavarësisht se roli i tij në serial është negativ, vajzat sërish e pëlqejnë për shkak të paraqitjes burrërore të tij. Kaan në jetën reale, përshkruhet si një njeri mjaft i qetë dhe i dashur me të tjerët, shkruan kosovarja.al.
Por jo gjithnjë Kaan ka qenë kaq simpatik sa ç’është sot. Aktori, në periudhën e adoleshencës ka qenë mjaft i mbushur saqë moshatarët e shokët e klasës e ‘tallnin’ duke e thirrur trashaluq. Ja një foto e tij në vitin 2008.
Kaan është antagonisti në serialin ‘Dashuri e pafund’, ku dëshiron të ndajë Kemalin nga Nihani. Gjithashtu ai ka qenë gjithnjë i dashuruar pas Nihanit, pavarësisht se ajo nuk ia ka kthyer kurre dashurinë.