Connect with us

Shkaktoi aksidentin me eskortën e Ramës, gjykata lë në burg Spiro Naçin

Kuriozitete

Shkaktoi aksidentin me eskortën e Ramës, gjykata lë në burg Spiro Naçin

Shkaktoi aksidentin me eskortën e Ramës, gjykata lë në burg Spiro Naçin

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 29 vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua disa ditë më parë, pasi akuzohet si shkaktari i aksidentit me eskortën e Ramës.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” ndërsa është lënë në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës, ndërsa ka shtuar se aksidenti ishte pa dashje.

“Iu kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar”, tha Naçi. Më tej ai deklaron se aty lejohej parakalimi pasi vijat e bardha në rrugë ishin të ndara.

Aksidenti ndodhi mesditën e 27 nëntorit në aksin rrugor Maliq- Korçë pranë fshatit Bulgarec.

Në aksident u përfshirë 4 automjete, ku dy ishin të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës, konkretisht: Klodian Llaka, Ervin Musai dhe Sh. Pojana. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top