Connect with us

Shkencëtarët zbulojnë asteroidin i cili herën e parë i dha fund tokës (Video)

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë asteroidin i cili herën e parë i dha fund tokës (Video)

Shkencëtaret kanë gjetur vendin ku kishte goditur asteroidi 66 milion vjet më parë, duke shkaktuar apokalipsin në tokë, i cili kishte zhdukur çdo qenie të gjallë duke përfshirë edhe dinozaurët.

Nëse ky asteroid do të kishte goditur 30 sekonda më het ose më vonë të kishte shkaktuar shumë më pak dëme dhe dinozaurët ndoshta do të kishin mbijetuar.

Si rezultat, njeriu kurrë nuk do të mund të ishte bërë specie mbizotëruese e planetit, tregon një dokumentar i BBC, përcjell Indeksonline.

Asteroidi goditi 66 milion vjet më parë 24 milje larg Gadishullit Jukatan në Meksikë, duke shkaktuar një krater 111 milje të gjerë dhe 20 milje të thellë.

Shkencëtarët që shpuan në krater gjetën se shkëmbi ishte i pasur me komponimet e squfurit.

 

Ndikimi i asteroidit e avulloi këtë shkëmb, duke mbushur ajrin me një re të pluhurit të ngjashme me atë të krijuar nga një shpërthim katastrofik vullkanik.

Kjo e bllokoi diellin dhe e zhyti planetin në mënyrë dramatike, nën ngrirje për një dekadë duke shfarosur shumicën e jetës.

Ata dinozaurë që nuk u vranë nga tymi, shkëmbi i shkrirë që binte nga qielli apo tsunami kishin ngordhur të uritur pasi ushqimi i tyre mbaroi.

Megjithatë, nëse asteroidi, i cili vlerësohet të ketë qenë nëntë milje larg dhe që udhëtonte në 40,000 mph, kishte ardhur disa sekonda më herët a vonë, mund të kishte zbritur në ujërat e thella në Oqeanin Atlantik ose Paqësor.

Kjo do të thoshte se kryesisht uji i detit do të ishte avulluar, duke shkaktuar shumë më pak dëm. Në vend të kësaj, efekti i ndikimit të një asteroidi relativisht të vogël u zmadhua katastrofikisht.

Sean Gulick, profesor i gjeofizikës në Universitetin e Teksasit në Austin, i cili organizoi këto shpime me Profesor Joanna Morgan, të Kolegjit Imperial në Londër, tha se ky asteroid goditi Tokën në një vend shumë të pafat. Profesor Morgan tha se hulumtimet sugjerojnë se 100 bilion ton sulfate janë hedhur në atmosferë, duke shtuar se kjo do të ishte e mjaftueshme për të ftohur planetin për një dekadë dhe për të fshirë shumicën e jetës. /Indeksonline/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top