Kuriozitete
Shkoi në Itali për të takuar të dashurën, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Shkoi në Itali për të takuar të dashurën, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Një shqiptar nga Kosova është arrestuar një ditë më parë nga policia italiane.
36-vjeçari, Bujar Ademi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, i akzuar për trafik droge.
Ai kishte shkuar në shtetin fqinj për të takuar të dashurën e tij.
Ademi ra në gjurmët e policisë pas përqendrimit të hetimeve tek të afërmit dhe miqtë, ku 36 vjeçari kishte fluturuar nga Franca për në aeroportin Marco Polo në shoqërinë e tyre.
Rreth një orë e gjysmë pas mbërritjes së tij në Itali, dhe pas disa xhirosh në rrugën Piazzale Roma, gruaja mbërriti në sheshin përballë Shën Lucias ku, pas pritjes disa minuta, ai vrapoi drejt hyrjes së stacionit duke përqafuar atë, shkruajnë mediat italiane.
Në ato momente efektivët e policisë e kanë rrethuar duke bërë të mundur kështu kapjen e tij. Gjatë kontrollit policia gjeti një biletë treni dhe një pasaportë të lëshuar nga autoritetet shqiptare, që rezultoi të ishte e falsifikuar. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.