Showbiz
Shkoi të këndojë në Dhërmi, Gena s’e kishte parë as në ëndërr këtë që i ndodhi
Këngëtari Gena ka qenë i ftuar në një nga clubet e Dhërmiut këtë fundjavë për të performuar live në nder të të gjithë të pranishmëve që ndodheshin aty dhe që kishin shkuar enkas për të parë këngëtarin.
Mirëpo, i ka ndodhur ajo që s’e priste. Kur sapo po përgatitej të dilte në skenë e të bënte atë që ai di të bëjë më mirë, sa hap e mbyll sytë në skenë është shfaqur policia, e cila ka shkatërruar gjithë impiantin e fonisë, duke e lënë këngëtarin pa zë, pra pa kënduar. Gjithashtu është arrestuar edhe një person.
Nuk dihet se pse ka ndodhur ky incident, por të pranishmit kanë ngelur të zhgënjyer, teksa thonë se kishin aguar edhe biletat nga 5 mijë lekë të vjetra për këtë këngëtar. Situatë e sikletshme për Genën, i cili ka kaluar gjithë natën pa kënduar.
LJ