Kuriozitete
Shkojnë për plazh në Himarë, turistët ngelin të shtangur nga veprimi i këtij burri
Është fundjavë dhe pjesa më e madhe e njerëzve kanë zgjedhur jugun për t’u qetësuar në këto temperatura të larta që kanë pushtuar vendin tonë. Himara është bërë destinacioni i radhës i një grupi të rinjsh, të cilët janë larguar nga zhurma e përditshme e qyteteve për pak relaks në jug.
Pasi janë larë vetë në ujërat e kristalta, atyre u ka rënë në sy një burrë, i cili ka ardhur me nxitim nga rruga, pranë një lokali aty afër dhe ka nisur të shpërlajë në ujërat e detit një kovë me gëlqere dhe më pas edhe furçën.
Siç duket, është hallexhi që punon në pikë të diellit dhe lodhet për të fituar bukën e tij, e në fund, i fut edhe një të larë këpucëve të zbardhura nga gëlqerja. Me sa duket i pëlqen plazhi dhe zhvishet me boksera për të shijuar ujin, në të cilin pak më parë lau kovën me gëlqere.
Të paktën për sot e kënaqe shpirtin e trupin në det xhaxhi! Herën tjetër urojmë të gjejë një vend më të përshtatshëm për të shpërlarë kovën.