Connect with us

“Shoferi model”, policia njofton lotarinë e radarit

Kuriozitete

“Shoferi model”, policia njofton lotarinë e radarit

“Shoferi model”, policia njofton lotarinë e radarit

Me qëllim sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një nismë të veçantë e cila do të shpërblejë shoferët model.

Kjo nismë u njoftua këtë të mërkurë nga Ervin Dervishi, specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore, i cili theksoi se shorteu "Shoferi model" do të shpërblejë të premten 20 drejtues të cilët janë fiksuar nga radarët brenda normave të lejuara dhe rregullave të qarkullimit rrugor.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet Live të Premten në një shorte ku fituesve do t’u dhurohen polica sigurimi.

“Llotari hapet për drejtuesit mjeteve qe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga faktorët kyc te aksidenteve është dhe shpejtësia, ne kemi vendosur te perzgjedhim drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat e qarkullimit rrugore. Jane vendosur radarët që operojnë në rrugët e Shqipërisë, kane modul automatik qe përcvec konstatimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, do tregojne edhe ata qe qarkullojne brenda normave te lejuara. Fituesit do perzgjidhen ne nje shorte që do jetë live ditën e premte ku do përzgjidhen 20 drejtues që do u dhurohen 20 polica sigurimi. Këto radarë janë vendosur do jenë në rrugët dhe akset kryesore aty ku janë identifikuar si njolla të errëta”. bëri të ditur Dervishi

Prej kohësh tashmë në vendin tonë, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një nga problemet dhe shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top