Kuriozitete
Shpallet logoja e “Vitit të Skënderbeut”, Rama: Vëmendja kryesore te Diaspora
Shpallet logoja e “Vitit të Skënderbeut”, Rama: Vëmendja kryesore te Diaspora
Në qytetin e Vlorës, pranë Shtëpisë së Pavarësisë u bë shpallja e logos zyrtare të Vitit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama tha se sot në Vlorë në ditën e 105-vjetorit të Pavarësisë, çelet vitin mbarëkombëtar i Skënderbeut nën patronazhin e Presidentit Ilir Meta dhe Presidentit Hashim Thaçi.
Ai deklaroi se jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, duke nënvizuar se ai vijon të shfaqet si strategu madhështor dhe mjeshtri i aktit luftarak që ka frymëzuar mbarë kombin tonë.
Sipas tij, shqiptarët e patën Skënderbeun një figurë që shënoi vendin tonë si komb.
“Figura e Skënderbeut është një imazh heroik, i një rezistence të spikatur të një populli të vogël kundër gjithë pushtuesve dhe rreziqeve që i janë kanosur vendit. Ky vit i Skënderbeut është i përqendruar tek politikëbërja, konsolidimi i institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Duke bërë të mundur që me bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës, t’ia dalin së bashku që duke respektuar historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, të reformave transformuese në një rrugëtim europian të dëshiruar qysh kur u vendos Pavarësia”, deklaroi Rama.
Ai shprehu mirënjohje për gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve tona, duke bërë me dije se bashkë me Kosovën do të hartohet një platformë e përbashkët për diasporën.
Rama bëri me dije se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Korçë, u vendos që çështja e Diasporës të shihet si një dhe të trajtohet si një.
Ai u ndal dhe në regjistrimin e diasporës, duke thënë se ky proces nuk mund të realizohet pa mbështetjen e partnerëve të tretë.
Një rëndësi të veçantë sipas kreut të qeverisë ka krijimi i platformave të përbashkëta ekonomike, si një domosdoshmëri në funksion të rritjes së mirëqenies të njerëzve tanë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.