Kuriozitete
Shpërthen automati, plagosen tre punonjës të OSHEE, dy prej tyre transportohen në Tiranë
Shpërthen automati, plagosen tre punonjës të OSHEE, dy prej tyre transportohen në Tiranë
Shpërthimi i automatit në nënstacionin e Shkodrës, ka shkaktuar plagosjen e tre punonjësve të OSHEE-së.
Ata ishin duke pubuar për riparimin e nje defekti, por situata mori një rrjedhë tjetër duke u lënduar të tre.
Të plagosurit janë Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha. Mesohet se Halluni dhe Hafizi janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, Anton Berisha është jashtë rrezikut për jetën, dhe po merr ndihmë në spitalin e Shkodrës.
Po ashtu, bëhet me dije se shkak i defektit në stacion ka qenë situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.