Kuriozitete
Shpërthen në ecje e sipër makina në Vlorë, plagoset një person
Shpërthen në ecje e sipër makina në Vlorë, plagoset një person
Shpërthen në ecje e sipër një makinë tip “Fuoristradë”, duke bërë që drejtuesi i saj të mbetet i plagosur.
Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Isa Boletini”.
Mësohet se makina me targa “AA298SL”, ishte në ecje në një zonë ku nuk kishte shumë qarkullim.
Dyshimet paraprake janë përqëndruar në pistën e një shëprthimi të komanduar me eksploziv.
Aktualisht policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë lidhur me ngjarjen. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.