Kuriozitete
Shpërthen në flakë një makinë në Vlorë, i zoti ia kishte lënë në përdorim kunatit
Shpërthen në flakë një makinë në Vlorë, i zoti ia kishte lënë në përdorim kunatit
Shpërthen në flakë një makinë, e cila ishte parkuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është shënuar gjatë natës që lamë pas, më konkretisht rreth orës 01.45 të së dielës.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip “Audi” është në pronësi të shtetasit Gentjan Rukaj,banues në Tiranë.
Por ai ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij Julian Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.