Connect with us

Shpërthim eksplozivi në një biznes në Krujë

Kuriozitete

Shpërthim eksplozivi në një biznes në Krujë

Shpërthim eksplozivi në një biznes në Krujë

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur sot fshatin Nikël të Krujës, ku një dyqani i është vendosur lëndë eksplozive.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël.

Sipas burimeve policore mësohet se lënda eksplozive i është vendosur dyqanit ushqimor të 57 vjeçarit Gëzim Meta.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Mësohet se kjo është e dyta herë që të njëjtit objekt i vihet lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top