Connect with us

Shpërthimi me eksploziv, Berisha: S’jemi në Kandahar, por në Vlorën e deputetit Rama

Kuriozitete

Shpërthimi me eksploziv, Berisha: S’jemi në Kandahar, por në Vlorën e deputetit Rama

Shpërthimi me eksploziv, Berisha: S’jemi në Kandahar, por në Vlorën e deputetit Rama

Atentati me eksploziv i ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë u hodh në erë ndërsa drejtuesi i saj po lufton mes jetës dhe vdekjes, ka sjellë dhe reagimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk jemi në Kandahar por në Vlorën e deputetit Edvin Kristaq Rama, Noriegës, qyteti ku, çdo ditë bëhet nga një atentat dhe, hidhen në erë njera pas tjetrës makinat nga mafia!”, shkruan Berisha në Facebook.

Mjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues Ines Hajrulla, 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes paraditen e kësaj të hënë.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive, ndërkohë që bëhet me dije se 25-vjeçari është person me precedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal

Shpërthen në ecje e sipër makina në Vlorë, plagoset një person

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top