Kuriozitete
“Shpulla e shkelma kokës”, fieraku dhunon në mes të rrugës të dashurën
“Shpulla e shkelma kokës”, fieraku dhunon në mes të rrugës të dashurën
Dhuna ndaj grave vazhdon si pa të keq madje edhe në mes të rrugëve të qytetit, në sy të kalimtarëve e vetë policisë. Kjo video tregon një djalë nga Fieri i cili ushtron dhunë ndaj të dashurës së tij dhe shan me fjalë të ndyra.
Në përshkrimin që kanë bërë dëshmitarët e ngjarjes për “joq”, skena e ndërtuar është me të vërtetë makabre. Sipas dëshmitarëve, djali e kap të fejuarën e tij me grushte e shkelma në mes të rrugës deri në momentin që policia e Fierit sheh të gjithë ngjarjen.
Dëshmitarët deklarojnë se policët ndërhyjnë, por as nuk tentojnë ta shoqërojnë djalin në rajon edhe pse skena ndodhi para syve të tyre.
Policët detyrohen më pas të ndërhyjnë duke e dhunuar djalin dhe duke e futur në furgonin e policisë me forcë, siç duket edhe në video.
Dëshmitë:
Ne qytetin e Fierit një çift filloi me tu zënë në mes të rrugës deri sa filluan grushtat e shkelmat nga i “fejuari”. Për disa minuta i fejuari e ka gjuajtur sikur të ziheshin dy meshkuj, duke e shtrirë në tokë në çdo pjesë të trupit duke përfshirë e shkelmat në kok.
Më pas erdhi policia e kapën këtë djalin duke parë skenën e vajzën në tokë dhe si për çudi e lanë djalin të vazhdonte rrugën përsëri me vajzën. Pasi ajo u ngrit në kembë, as 10 metër më larg kur policët u futën në furgon, e shtriu përsëri në tokë duke e gjuajtur akoma më shumë deri sa erdhi një furgon tjetër që i ndau nga njeri tjetri. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.