Connect with us

Shqiptarët dhunojnë policët, do arrestoheshin pasi u gjetën me drogë në shtëpi

Kuriozitete

Shqiptarët dhunojnë policët, do arrestoheshin pasi u gjetën me drogë në shtëpi

Shqiptarët dhunojnë policët, do arrestoheshin pasi u gjetën me drogë në shtëpi

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë.

Ndalimi i tyre u bë në Milano, ndërsa mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptarët e ndaluar janë të moshës 41 dhe 42 vjeç.

Policia ushtroi kontrolle në banesën e tyre dhe arriti të gjejë një sasi prej 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash.

Policia kreu kontroll të befasishëm në banesën e tyre, pas ankesave të fqinjëve për lëvizje të dyshimta.

Po ashtu, gjatë kontollit, policia gjeti në banesë edhe një peshore dhe 2 celularë.

Në momentin që policia ka ndërhyrë për të arrestuar shqiptarët është hasur në kundërshtime dhe dhunë.

Shqiptari 41-vjecar ishte një njohës i mirë i arteve marciale dhe ka plagosur lehtë dy nga efektivët e policisë para se të prangosej, njoftojnë mediat italiane.

Mësohet se dy shqiptarët ishin të dy punonjës sigurie në lokalet e natës dhe shpërndanin drogën në zonën e quajtur Baggio. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top