Kuriozitete
Shqiptari takon dy anglezë në tren dhe nis bisedën me ta, ato që i thonë e lënë gojëhapur
Shqiptarët në botë kanë gjithnjë histori interesante për të treguar kur vjen puna tek marrëdhëniet me të huajt apo reagimin e tyre kur marrin vesh se kanë përballë një shqipe.
Një rast humoristik i ka ndodhur një djali i cili jeton në Angli. Ai kishte qenë duke shkuar në shtëpi me tren dhe nisi bisedën me dy anglezë.
Në njohje e sipër djali u kishte treguar që ishte shqiptar dhe ata e kishin mëshiruar duke i ofruar shtëpinë e tyre për të kaluar natën.
Një gjest për t’u vlerësuar, por realist pasi Shqipëria renditet si një ndër vendet më të varfra në Europë përpos bilanceve fasadë se ka patur rritje ekonomike.
Për më tepër britanikët do kenë lexuar lajmet e shpërndara në tabloidet si “Daily Mail” që shqiptarët kalojnë më kamionë për në Angli për shkak të kushteve të vështira të jetesës.
Djali e rrëfen ngjarjen kështu:
Mrb JOQ. Kot nuk i thon te dalt syri sesa te dalt nami. Isha duke ikur per shpi me tren edhe perball kisha dy anglez dhe me pyeten nga je dhe i thash Albanian. Dhe me tha Albania is the poorest country in the world etj. Dhe pastaj me tha a ke vend ku te flesh sepse po bie bore. Na ka dal nami per keq.