Showbiz
Shqiptari takon Van Dammin në diskotekën në Romë, e pabesueshme biseda mes tyre
Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë idhull Jean Claude Van Damme. Në fillim ishte Bleona Qerreti ajo e cila deklaroi publikisht se kishte patur një lidhje me këtë të fundit duke dhënë edhe detaje nga kimia e tyre në shtrat, por vetëm disa orë më parë ka qenë gazetari Blendi Fevziu ai i cili kishte shkrepur një foto me aktorin e njohur në Nisë të Francës.
Bleona dhe Blendi nuk janë shqiptarët e vetëm të cilët kanë patur fatin ta takojnë nga afër Van Damme.
Një shqiptar i cili ishte gjendur në një diskotekë në Romë ka patur fatin ta takonte e të bisedonte me idhullin e fëmijërisë. Aktori shumë i pëlqyer për shqiptarët do të vijë në filmin e fundit në rolin e një shqiptari.
Pershendetje JOQ! Desha te ndaj nje lajm me gjithe shqiptaret sepse ndjehem shume krenar. Para 2 diteve takova Jean Claude Vandamin ne nje diskoteke ne Rome. Beme dhe foto edhe me pyeti nga je… I thashe qe jam shqiptar dhe me perqafoi e me tha ne filmin e fundit qe eshte ne punim e siper do te jem edhe un shqiptar.
Ishte nje ndjenje e pa pershkruar te takosh idhullin e fëmijërisë. Ishte ne prive e un kisha fatin e mire qe kam shokun tim nga Shkodra qe punon si security ne te njejten disco.
I thashë: “Can I have a picture with you? I’m not believing this”.
Ai më pyeti: “Hi, where are you from”
Unë iu përgjigja: I’m from Albania. Dhe ai qeshi, tha: I can’t believe that, in my last movie I am albanian too.