Kuriozitete
Shtirej si lypës, por nuk do ta besoni sa para i gjetën (Foto)
Ditën e djeshme një lypës 78-vjeçar i cili mbijetonte me lëmoshën e kalimtarëve ka ndërruar jetë.
Të gjithë i falnin të holla kur e shihnin në rrugë pasi mendonin se ishte i varfër, por kur policia shkoi të kontrollonte shtëpinë e tij pas vdekjes, gjeti një sasi parash që i la pa fjalë, shkruan tabloid.al, përcjellë gazetametro.net
Ngjarja ka ndodhur në Naxhafit, Irak. Të ardhurat e “lypsit milioner” kapnin vlerën e 72 milionë e 322 mijë dinarëve, që i bjen rreth 52 mijë e 200 euro.
Me vendimin e gjykatës kjo shumë parash iu dhurua shtëpisë së jetimëve.