Showbiz
Shyhretja tregon për prishjen e shoqërisë me Shkurten (Video)
Ka pasur shumë thashetheme për raportet ndërmjet Shyhrete Behlulit dhe Shkurte Fejzës në vitet e fundit.
Mirëpo, dy protagonistet deri më tani nuk kishin dhënë ndonjë prononcim për këtë çështje.
Dilema e gjatë e muajve të fundit për ‘Bilbilat e Mushtishtit’ merr përgjigje në intervistën ekskluzive për Prive, ku Shyhrete Behluli shpalos versionin e saj për prishjen e marrëdhënieve mes shoqeve të dikurshme.
Si një prej arsyeve, ajo ka cekur mospërmendjen e emrit të saj në falënderimin e Shkurtes në 40-vjetorin e karrierës. (Ndiqeni përgjigjen e Shyhretes nga minuta 3:00).