Showbiz
Si e injoroi Noizy Encën në mes të Tiranës, i bëri “daljen” para të gjithëve
Mbrëmjen e djeshme, Noizy ishte i ftuari special në sheshin Skënderbej.
Pavarësisht marrëdhënies aktuale mes tij dhe Encës e cila ende vazhdon të jetë e turbullt, reperi tërhoqi dje vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës që interpretonte hitin e përbashkët.
Noizy nuk harroi ta përmendte ish-miken e tij të mirë, por jo ashtu siç mund ta prisnin të gjithë. Duket se të pranishmit e kanë dëgjuar teksa reperi para fillimit të këngës u shpreh se këtë këngë e ka bërë me një vajzë që tashmë i kanë bërë “dalje” , duke na lënë të kuptojmë se nuk paska më asnjë shans që 2 këngëtarët t’i lënë mënjanë hatërmbetjet.
Noizy u kujdes që pothuajse gjatë gjithë këngës ta përfshinte emrin e Encës sa herë kishe mundësi, duke u shprehur më shumë se njëherë se: “Enca na vjen nga mbrapa”.
Sipas burimeve të Anabel, ai e mbylli këngën me një tjetër koment rreth këngëtares.
Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”.