Connect with us

“Si e mësova vdekjen e gruas”/Babai i dy fëmijëve: Kjo është e vërteta, s’donte të ikte në plazh por…

Kuriozitete

“Si e mësova vdekjen e gruas”/Babai i dy fëmijëve: Kjo është e vërteta, s’donte të ikte në plazh por…

ViktimaManuela Maraj

Domenik Maraj, bashkëshorti i të ndjerës Manuela Maraj, e cila ndërroi jetë më 15 korrik në qytetin e Vlorës, pasi u mbyt në plazhin e Portonovës bashkë me mbesën e bashkëshortit, 25-vjeçaren Xhoana Cani dhe 24-vjeçarin Beniamin Ferati nga Tetova e Maqedonisë, ka komunikuar ditën e sotme me JOQ.al. Ai ka treguar se si ka mësuar tragjedinë e ndodhur në familjen e tij.

Në radhë të parë ai do të sqarojë se bashkëshortja e tij, Manuela, nuk ka jetuar kurrë në fshatin Babicë sikurse u tha në media.

Ela ishte nga komuna Bradashesh dhe fshati Petresh i Elbasanit. E kam njohur kur ishte 15-vjeçe dhe jemi martuar kur ishte 17-vjeçe. Jetojmë në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. I lutem mediave të mos publikojnë lajme të pavërteta. Boll po më duron zemra”, – thotë Domeniku.

Duke na bërë me dije se është menaxher në një biznes divanesh në qytetin bregdetar, ai tregon se si ka ndodhur gjithçka atë ditë të kobshme.

Unë isha në punë. I thashë Elës të më thoshte kur të ishte gati për në plazh se një ditë më parë mua më kishin ardhur dhe dy mbesat. Xhoana dhe Xhesika, jo Xhensila si e keni thënë ju. S’ka asnjë Xhensila në këtë histori. Nusja më tha “unë nuk dua të vete në plazh. Ne e kemi lënë të vemi në gusht në Sarandë, po nuk ua prish dot vajzave”. Edhe unë i thashë që nuk u thoja dot “jo” mbesave, ndaj kur të ishte gati, të më thoshte”, – tregon Domeniku.

Ai shton më tej se rreth orës 12 të drekës i ka çuar në Portonovë, në plazh dhe i la aty si bashkëshorten, dy mbesat dhe fëmijët e tij.

Doja të isha në orën 1 në Vlorë. Vajta të merrja punëtorët se e kemi punën larg qytetit. Kur më merr vajza e më thotë “babi ka humbur Xhesi dhe mami, s’po i gjejmë dot”. I zbrita punëtorët në mes të autostradës, në Panaja e ika në Portonovë. Kur vete atje shikoj 3-4 policë dhe Xhesikën në këmbë, të shpëtuar”, – rrëfen më tej burri.

Në vijim ai tregon momentin kur mbërrin në afërsi të plazhit dhe gjen fëmijët e tij e Xhesikën të shoqëruar nga një grua, plazhiste, e cila po u qëndronte pranë, ndërsa në anë të një shkëmbi dallon një femër të shtrirë.

Shikoj poshtë detit, një femër e shtrirë. E kisha humbur çdo gjë. Mendova se ishte gruaja. U binda që ajo nuk jetonte më. U thashë policëve “e nxirrni dhe e bini”. Ndërkohë që po kërkoja Xhoanën, ta merrja në shtëpi, marr fëmijët dhe i hipi në makinë, bashkë me Xhesikën, që mos të shikonin mamanë ashtu. Ajo që pash në det ishte fryrë na uji”, – thotë Domekinu.

Ndërkohë ai shprehet për JOQ.al se një ditë më parë i kishte blerë të shoqes një palë rroba banjo të kuqe me të zeza, të cilat ajo i kishte pëlqyer shumë.

I kisha blerë një palë rroba banje gruas dhe mendova se ishte nusja ajo që pash në det. Duke ikur rrugës po mendoja rrobat e banjës. I them Xhesikës, po Ela (Manuela) ç’a kishte veshur? Ajo më tha “ato të kuqet me të zeza”. Aty e kuptova që s’ishte gruaja ime, por mbesa ajo që kisha parë. I lashë në Vlorë fëmijët dhe mbesën e nisem prapë për në Portonovë. Gjatë gjithë rrugës isha në kontakt me 129, po më shumë informacion kisha unë se 129. Trupat e tyre i nxorën me gomone në Triport e i çuan në morg”, – tregon Domenik Maraj për JOQ.al.

Në përfundim ai ka një apel për mediat teksa thotë: “Tërheq vëmendjen e të gjitha mediave të mos publikojnë lajme të rreme. Boll po më duron zemra. Kjo ka qenë edhe dëshmia ime në polici”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top