Kuriozitete
Si ishte të jetoje në Bllok gjatë komunizmit? Shkrimtarja tregon tmerrin
Si ishte të jetoje në Bllok gjatë komunizmit? Shkrimtarja tregon tmerrin
Shkrimtarja Vera Bekteshi ka rrëfyer historinë e jetesës në kohën e komunizmit, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sot një nga pikat kyçe ku qëndron rinia.
E ftuar në emisonin “Opinion” shkrimtarja Bekteshi është shprehur se të jetoje në ish-Bllok në kohën e komunizmit do të thotë të ishe e vëzhguar maksimalisht nga ana e autoriteteve diktatoriale.
Për këtë arsye, ajo ka rrëfyer se ka preferuar që të fejohet që në moshë të re, për t'u larguar nga kjo zonë.
“Unë kam lindur në Bllok dhe jam rritur atje. Në Bllok jetohej mirë padyshim. Një nga arsyet që unë jam martuar që 20 vjeçe ka qenë jeta në Bllok, ishte ‘Big Brother’, e kontrolluar”, është shprehur Bekteshi.
Më tej Bekteshi ka rrëfyer se në Bllok kishte një disidencë luksoze dhe se pjesë e kësaj ishin një grup fëmijësh, mes të cilëve edhe ajo vetë.
“Djali i kryeministrit Vladimir Shehu, Spartak Ngjela, Agim Myftiu dhe unë e vetmja femër”, rrëfeu shkrimtarja. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.