Connect with us

Si nëpër filma, dy të rinj qëllojnë me breshëri automatiku në lokalin e natës

Kuriozitete

Si nëpër filma, dy të rinj qëllojnë me breshëri automatiku në lokalin e natës

Si nëpër filma, dy të rinj qëllojnë me breshëri automatiku në lokalin e natës

Është arritur të zbardhet ngjarja e rëndë e një nate më parë në një lokal me muzikë “live” në Korçë, ku dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të lokalit ndërsa kanë plagosur me mjetë mprehëse edhe një person.

Në përfundim të hetimeve, policia ka arritur të identifikojë autorët të cilët janë: A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe shtetasi A.Babani, 18 vjeç.

Dy të rinjtë së bashku me disa persona të tjerë që i shoqëronin, janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë.

Ata më pas kanë hyrë në lokal të armatosur, dhe pasi e kërcënuar me jetë, kanë goditur me mjet të mprehtë personin me iniciale A.K dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pronarin dhe administratorin e lokalit, me iniciale A.L.

Për pasojë i plagosuri A.K, ka marrë plagë, por mësohet se nuk ka probleme për jetën.

Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, përpara mbërritjes së policisë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.

Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip "BMW" me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip "BMW" me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.

Ndërkohë që forcat policore vijuan me kërkimin e territorit në fshatrat përreth. Dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentin lokal dhe kamping në pronësi të Feridon Babani, babait të njërit prej autorëve të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 44.6 gramë kanabis, municione luftarake, aksesorë dhe mjete të ndryshme për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në të gjitha këto ambjente janë konstatuar edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Për këtë arsye policia ka vënë në pranga Feridon Babani, 53 vjeç, babain e njërit prej autorëve.

Gjithashtu nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar, kanë filluar hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, punonjës të OSHEE si edhe Drejtorisë së Tatim Taksave të cilët dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe të kenë favorizuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike të këtyre ambjenteve dhe shmangien nga detyrimet.

Ndërsa autoërt A.Qiraxhi dhe A.Babani, janë në kërkim policor për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top