Connect with us

Si të çelni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrore

Kuriozitete

Si të çelni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrore

Limoni dhe kamomili ndikojnë më së miri me ndihmën e diellit, kanella mund t’i çelë flokët, madje për tri nuanca, e mjalti përmban peroksid hidrogjeni, ndaj kombinojeni me vaj ulliri!

Limoni
lemon-juice-highlights
Trajtimi më i njohur natyror për çeljen e flokëve është me lëngun e limonit. Përziejeni lëngun taze të kulluar nga limoni me ujë të ngrohtë në masën 1:1. Përzierjen qiteni në flokë, e lini të veprojë 10-15 minuta dhe flokët lërini të thahen në diell. Dielli është shumë me rëndësi, ngase e forcon veprimin e limonit. Por, shpëlarja e flokëve me limon mund t’i dobësojë ata, ndaj këtë trajtim e bëni një herë në javë.

Kanella
Tri lugë kanellë i përzieni me katër lugë regjenerues dhe e bëni masazh tepen. Pastaj, flokët i mbroni me kapelën për dush dhe e lini të veprojë katër orë, para se ta shpëlani. Kanella mund t’i çelë flokët edhe deri në tri nuanca.

Kamomili
Ziejeni një çaj nga kamomili dhe lëreni të ftohet. Pas kësaj, flokët shpëlani me çaj dhe qitni regjenerues që nuk shpëlahet, e ku më parë keni qitur disa lugë çaj. Flokët lërini të thahen në diell, ngase sikur edhe limoni, dielli e forcon veprimin e kamomilit. Kështu, flokët çelen më lehtë.

Mjalti
Mjalti përmban nivel të ulët të peroksidit të hidrogjenit që i zbardh flokët, ndaj mund ta përzieni një lugë mjaltë me një gotë ujë dhe ta lini një gjysmë ore. Pas kësaj përzierjeje i shtoni një gotë të vogël vaj ulliri dhe qiteni në flokë dhe mbrojeni me kësulën për dush. Lini të veprojë gjysmë ore dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Mjalti s’i çel flokët shumë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top