Kuriozitete
Si të kurseni para dhe energji me pjatalarësen tuaj
Është shndërruar në një nga pajisjet më të rëndësishme në kuzhinë, por që harxhon energji elektrike dhe para për detergjentë më të shtrenjtë se sa detergjentët për larjen me dorë të pjatave.
Ka disa mënyra që ta bëni pjatalarësen tuaj ekonomike, që të harxhojë më pak energji dhe ju të kurseni paratë tuaja edhe për detergjentët. Përdoreni pjatalarësen vetëm kur të jetë e mbushur plot. Kur pjatalarësja vihet në punë e mbushur, ju kurseni para në vend që të shpërdoroni ujë, detergjent dhe energji elektrike në krahasim me pjatalarësen e mbushur gjysmë. Vendosni enët në pjatalarëse sipas udhëzimeve.Nëse i vendosni në formë të çrregullt, jo vetëm që nuk do ta shfrytëzoni hapësirën maksimalisht, por disa pjata mund edhe të mos lahen. Kjo do të thotë që do të duhet t’i lani përsëri dhe kjo gjë nuk do t’ju kursejë para. Përdorni sasinë e duhur të detergjentit larës në mënyrë që të kurseni. Nuk është e nevojshme që të përdorni masën maksimale me detergjentë.
Filloni me gjysmën, ose më pak dhe shtoni nëse është e nevojshme. Përdorni temperaturën minimale të mundshme për larjen e enëve. Nëse pjatalarësja juaj është e pajisur me një buton ekonomik, ose larje të shpejtë, atëherë ajo funksionon gjithmonë me 35 gradë. Fikeni pjatalarësen nëse nuk jeni duke e përdorur, duke e hequr fare nga priza.