Connect with us

SI U ARRESTUA I “FORTI” I SHKODRËS? DALIN DETAJE TË REJA

Kuriozitete

SI U ARRESTUA I “FORTI” I SHKODRËS? DALIN DETAJE TË REJA

SI U ARRESTUA I “FORTI” I SHKODRËS? DALIN DETAJE TË REJA

Zbardhen detaje për arrestimin e Renard Tatës, i etiketuar si i paprekshmi dhe i forti i Shkodrës.

Mësohet se arrestimi u bë në momentin që vajzat po shfrytëzoheshin për prostitucion.

Pas arrestimit të 7 personave ditën e djeshme, policia i ka marrë në pyetje, por ata kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura për prostitucion.

Ata kanë deklaruar se ishin duke qëndruar në lokal, por “nuk po prisnim klientët për prostitucion”.

Megjithatë, pavarësisht dëshmive, dosja është kopsitur nga prokuroria.

Dje përveç Tatës u arrestuan edhe 6 persona të tjerë.

Përveç ndryshimit të emrit, ky person rezulton edhe me dy mbiemra, ku shfaqet njëherë me mbiemër Tata dhe njëherë me Tota.

Operacioni u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “Tata”, në qytetin e Shkodrës.

Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top