Connect with us

Skandal në call center/Supervizorja “kasape” gati të “mbysë” operatorët, ulëret si kafshë për…

Kuriozitete

Skandal në call center/Supervizorja “kasape” gati të “mbysë” operatorët, ulëret si kafshë për…

Ndërkohë që call centerat në Shqipëri janë drejt mbylljes dhe vetëm gjatë javës së fundit në qytetin e Shkodrës u mbyllën rreth 11 qendra të tilla punësimi, duket se edhe presioni mbi punonjësit sa vjen e rritet. Disa ditë më parë ishin punonjësit e “Facile.it” ata që shkruan në murin e vendit të tyre të punës një parullë, duke e cilësuar këtë vend si “Qendër shfrytëzimi”.

Por ndërsa nuk mund të vërtetonim asnjë gjë se sa shfrytëzuese është apo jo kjo qendër, një dëshmi e pakontestueshme ka ardhur për një tjetër call center në Tiranë. Personi që ka sjellë videon aktualisht është një ish-punonjës i këtij call centeri dhe dëshmon me figurë se si abuzohej në këtë vend pune me operatorët.

Unë jam një ish-punonjës (operator) në një Call Center në Tirane (IDS) dhe po ju dërgoj një video që paraqet diskriminimin, presionin, abuzimin psikologjik që ndodh në këtë call center. Dua që ta publikoni këtë material ju lutem, që ta shohin të tjerët se çfarë presioni dhe dhune psikologjike ndodh në këtë kompani”, – thotë personi.

Dhe në fakt, çdo gjë dëgjohet qartë në video, ku supervizorja ulëret me sa ka në kokë. Ju përmend orët e punës, bonuset dhe jo të bëjnë kontratat, por të zgjasin telefonatat.

Kemi ardhur këtu për të bërë lekë, për të justifikuar rrogën, siguracionin, çdo gjë që na paguhet. Nuk po kërkoj që secili nga ju të bëj nga dy kontrata në ditë, apo të bëni kontrata. Ju kam kërkuar të bëni kontrata apo ju kam kërkuar të zgjatni telefonatat? Ça po bëni? Apo doni t’ju themi bëni kontrata dhe ndryshe jeni të pushuar? Disa prej jush kanë një vit që punojnë këtu. Po ju japim bonuse. Futjuni punës! Kaq po ju them”, – thotë supervizorja e tyre duke ulëritur si shtrigë, gati duke i dalë fyti nga vendi./JOQ.al/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top