Connect with us

Skandali në polici: Arrestojnë modelen e dehur dhe e detyrojnë të zhvishet (Video+18)

Kuriozitete

Skandali në polici: Arrestojnë modelen e dehur dhe e detyrojnë të zhvishet (Video+18)

Një skandal në një stacion policie në Kolumbi është raportuar në mediat ndërkombëtare. Modelja Katherine Martinez akuzon policët që e arrestuan se e kanë trajtuar në mënyrë ç’njerëzore gjatë mbajtjes në paraburgim.

Ajo ka thënë se e kanë nxitur të zhvishet, e kanë filmuar teksa kryente veprime të turpshme dhe kanë publikuar videon në internet.

Modelja që thotë se është detyruar të zhvishet dhe të ekspozohet përpara e të burgosurve, ka ngritur padi kundër oficerëve të policisë.

27 vjeçarja Katherine Martinez, është nëna e një fëmije dhe punon si modele e DJ që kur hoqi dorë nga profesioni i saj si fizioterapiste në një spital.

Modelja pretendon se oficerët e policisë i kanë thënë të ngrejë fustanin dhe të ekspozojë pjesët e saj intime, ndërkohë që ishte lidhur në një dritare me pranga.

Sipas saj, nëse do të binte dakord, ata do t’i hiqnin prangat dhe do t’i jepnin një karrige për t’u ulur. Modelja tregon se pranoi të ekspozonte veten vetëm sepse ishte e dehur dhe se kishte nevojë për t’u ulur për shkak të kyçit të këmbës, që e kishte ndrydhur.

Video ku Katherine shfaqet duke u zhveshur, tashmë është bërë virale. Shefat e policisë pranuan që oficerët shpërndanë pamjet në internet dhe thanë se ata janë penduar për veprimin e tyre.

“Të gjithë oficerët e policisë më thanë se nëse doja që ata të më jepnin një karrige ose të më hiqnin prangat, duhej të hiqja fustanin dhe t’u tregoja trupin tim. Të burgosurit bërtisnin ‘Po, Po, ngrije fustanin’. Mbaj mend disa gjëra, por jo gjithçka. Më kujtohet që më treguan që po më filmonin”, rrëfen 27 – vjeçarja.

Komandanti i policisë së Cali-t, Hugo Casas mbështet versionin e saj të ngjarjeve, duke thënë se oficerët e tij janë përgjegjës për shpërndarjen e videos në internet, edhe pse ai u ndal shkurt në faktin që e kishin shantazhuar modelen për t’u ekspozuar.

“Ajo vendosi të heqë rrobat dhe të kryejë veprime të turpshme në stacionin e policisë, por ne si institucion na vjen keq për atë çka bënë oficerët. Ata e filmuan me celularë në vend që ta ndalonin dhe të mbronin ndershmërinë e saj dhe më pas e shpërndanë videon nëpërmjet WhatsApp. Forcat tona policore e dënojnë këtë sjellje, oficerët janë identifikuar, ndaj për ta po zhvillohen hetime disiplinore dhe gjyqësore”, tha ai.

Policia arrestoi Martinezin për shkak të një grindjeje që pati për një lojë Tejo, një sport tradicional në Kolumbi.

Katherine ka marrë avokat për të paditur policinë dhe ka folur hapur në mediat lokale për videon, duke thënë: “Ky veprim i neveritshëm dhe i turpshëm që më detyruan të bëja, vetëm që të mund të merrja një karrige, më ka lënë me një këmbë të dëmtuar. Nuk mund të eci mirë. Gjithashtu ndihem keq emocionalisht.”

Avokati i saj, Elmer Montana shotë se “Shefat e policisë duhet t’i kërkojnë falje publikisht Katherine për këtë dhunë gjinore që është kryer ndaj saj.” Ekspertët ligjorë mendojnë se nëse video është filmuar nga oficerët e policisë është mjaft e qartë që ata janë fajtorë për sjellje kriminale. Oficerët janë përgjegjës për “integritetin fizik dhe moral” të modeles pas arrestimit.

Ky veprim i policisë është kritikuar edhe nga kryebashkiaku i Cali-t, Maurice Armitage.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top