Showbiz
S’kanë fund dasmat e bujshme, martohet sot djali i një prej shqiptarëve më të pasur
Duket se atmosfera e dasmave të bujshme nuk ka mbaruar akoma. Dhe këtë herë, është Resul Kastrati, djali i Shefqet Kastratit, i cili është i dyti në listën e më të pasurve në Shqipëri dhe pronar i Kastrati Group.
Sipas Icon Style, Resul Kastrati do t’i japë fund beqarisë ditën e sotme.
Portali në fjalë shkruan gjithashtu se ai do të lidhë kurorë me Fabjana Koxhajn, ish-nxënësen e “Petro Ninit” mbrëmjen e sotme në një ceremoni të veçantë në kryeqytet.
Dyshja janë njohur kur Fabjana e cila është 19 vjeç ishte gjimnaziste, një lidhje e cila ka qëndruar larg mediave, por jo larg rrjeteve sociale.
Ata të dy, kanë një llogari të përbashkët Instagrami ku postojnë foto nga pushimet, udhëtimet jashtë.
Fabjana është një fytyrë e njohur pasi ka marrë pjesë tek “Miss Shqipëria” në vitin 2014.
Ndërsa Resuli, tashmë është një prej trashëgimtarëve të një prej bizneseve më të mëdha në Shqipëri, shkruan Icon Style.