Kuriozitete
“S’të njoh por më duhen para, ja si e kam hallin”, vajza nga Vlora i shkruan biznesmenit
Rastet kur vajza që vijnë nga familje me gjendje ekonomike jo të mirë detyrohen të shesin trupin apo të krijojnë lidhje me persona më të mëdhenj në moshë se to, vetëm e vetëm për të krijuar kushtet ekonomike e financiare të kënaqshme, janë të shumta në vendin tonë.
E fundit në redaksinë e JOQ.al raportohet nga qyteti i Vlorës, ku një vajzë ka kontaktuar me një biznesmen. Ajo i shkruan në Facebook zotërisë dhe i tregon problemin që ka. Edhe pse nuk njihen personalisht, vajza i thotë se ka vështirësi ekonomike dhe i duhen para për të paguar universitetin privat në Tiranë.
Duke dashur të ngelë e paidentifikuar, e reja, e cila siç thotë dhe vetë, studion në vitin e dytë të shkollës së lartë, rrëfen se ka pasur një marrëdhënie me një biznesmen tjetër më parë, i cili kujdesej për nevojat e saj.
E dhimbshme se çfarë i duhet të bëjë një vajzë kaq e njomë në moshë për të siguruar vijimësinë e jetës, por të mos harrojmë se gjithmonë këto janë zgjedhje që njeriu bën vetë në jetë. Mund të ketë shumë moshatare të saj me të njëjtat vështirësi, por që zgjedhin një rrugë më të vështirë për t’ia dalë mbanë me krahët e tyre dhe me pak lekë, sesa duke iu shitur një tjetri.