Kuriozitete
Studentes i vjedhin fotot në Facebook, shokohet kur shikon veten në faqen pornografike
Ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur një faqe pornofrafike i kishte marrë fotot e saj nga Facebook-u. Noelle Martin, e cila sot është 22 vjeçe, ka treguar për ABC-në, se përdoruesit e kësaj faqe pornografike kishin marrë fytyrën e saj dhe e kishin vendosur mbi trupin e një aktoreje të filmave për të rritur. Studentja australiane rrëfen më tej se fotot e saj sot po bëjnë xhiron në të gjitha faqet e Internetit.
“Unë me të vërtetë u trondita, u bllokova”, ka thënë studentja, e cila bën me dije se këtë e zbuloi në ambientet e Universitetit duke kërkuar disa imazhe në Google.
Ajo tregon më tej se njerëzit kishin bërë komente nga më negativet, ndërsa tani ajo pu lufton që ato foto të zhduken nga kjo faqe pornografike, duke e quajtur këtë një rrënim për të dhe të gjitha vajzat që kanë përjetuar të tilla ngjarje.
Studentja i bën thirrje qeverisë që ta godasë këtë fenomen, madje ka kërkuar edhe ndihmën e policisë lokale dhe agjencive të tjera. Gjithashtu ajo është duke përfunduar studimet për ligjin në Sydney dhe po bën një fushatë për ligje më të ashpra për “viktimat” e këtyre faqeve pornografike.