Kuriozitete
Studentja: Më përdhunoi në një hotel në Durrës ditën e parë kur u takuam. Mjekët zbulojnë të vërtetën
Ditën e djeshme një 25-vjeçar u arrestua pasi një studente në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës e akuzoi si përdhunues. 24-vjeçarja tha në polici se S.Gjoka nga Burreli e kishte përdhunuar në një hotel në Durrës ditën e parë të takimit të tyre.
Ndërkohë një ditë më pas, sipas burimeve të DurrësLajm ekspertët pranë Maternitetit të Durrësit të cilët janë marrë me ekzaminimin e vajzës që pretendon se është përdhunuar, kanë zbuluar se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale, por nuk rezulton asnjë shenjë dhune në trupin e saj, duke kundërshtuar në këtë mënyrë akuzën e vajzës e cila tha se djali e kishte rrëmbyer me forcë dhe më pas e kishte përdhunuar.
Gjithashtu zbulohet se ky çift ishin njohur në Facebook dhe kontaktin e parë e kanë pasur me datë 18 tetor.