Kuriozitete
Sulmi terrorist në Nicë, lirohet shqiptarja e akuzuar se furnizoi me armë agresorin
Sulmi terrorist në Nicë, lirohet shqiptarja e akuzuar se furnizoi me armë agresorin
Lirohet shqiptarja e akuzuar se kishte furnizuar me armë zjarri autorët e sulmit terrorist në Nicë të Francës, ku humbën jetën 86 persona.
Ajo është një grua nga Elbasani, Enkelejda Zaçe, 43 vjeç, e cila u lirua në datën 21 nëntor.
Ndalimi i saj u bë në datën 17 korrik të këtij vit, ku autoritetet ndaluan edhe partnerin e saj, 39-vjeçarin Artan Henaj, nga Fieri.
Sipas hetimeve, të dy shqiptarët akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori i masakrës: Konkretisht një pistoletë automatike dhe një kallashnikov.
Ky vendim është apeluar nga Prokuria, duke kërkuar mbajtjen në arrest të shqiptares, me nënshtetësi franceze.
Sulmi në Nicë ndodhi në datën 14 korrit, në ditën e festës kombëtare të Francës. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.