Showbiz
Super suprizën e mbrëmjes e bëri Besi, Xhensilës gati i bie të fikët nga emocionet
Që Xhensila Myrtezaj të bënte një këngë për Bes Kallakun dhe t’ia këndonte në dasmë, edhe pritej.
Ajo u përpoq ta surprizonte bashkëshortin duke i kënduar një këngë të krijuar posaçërisht për të, por Besi kishte fshehur surprizën e vet, një këngë dedikuar Xhensilës.
Ishte një këngë në stilin e aktorit të humorit, me titullin “Skifterja ime”, duke iu referuar personazhit të njohur të Portokallisë që luan Bes Kallaku.
“Ti, ti, skifterja ime, je dashnia ime”, këndon Besi, i shoqëruar nga djemtë e Threedots.
Xhensila duket e habitur, ndërsa nuk jep asnjë reagim, përveçse i afrohet Besit për ta puthur.
Kënga e saj për Besin ishte një baladë pop, me vargje romantike ku i premton dashurinë e përjetshme.