Kuriozitete
Taksisti shmang tragjedinë, ndalon vajzën e vogël të takohet me një pedofil
Taksisti shmang tragjedinë, ndalon vajzën e vogël të takohet me një pedofil
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga një shofer taksie, i cili arriti të shmangë në kohë takimin e një vajze me një pedofil, me të cilin ajo ishte njohur në rrjetet sociale.
Ai ishte i armatosur me thika, rripa dhe disa pilula gjumi. Cabbie Satbir Arora mori vajzën 13-vjecare që ishte veshur me uniformë shkolle dhe e çoi në stacionin Gloucester, në Angli.
24-vjeçari Sam Hewngs kishte lënë takim me vajzën dhe kishte planifikuar që ta përdhunonte, gjë të cilën nuk e arriti.
Kur shoferi i taksisë vuri re që nxënësja nuk po takonte askënd, i ofroi që të fliste me bashkëshorten e tij për disa këshilla. Kështu ajo pranoi se prindërit nuk ishin në dijeni të planeve dhe telefonuan policinë.
Heroi telefonoi personin që do takonte vajzën dhe e regjistroi bisedën, duke sjellë një dëshmi për gjykatën.
Hewings u dënua me 5 vite burg për tentim rrëmbimi dhe shpërndarje të imazheve të pahijshme në rrjete sociale.
Ndërkohë taksisti 39-vjeçar u vlerësua me një certifikatë të arritjeve të jashtëzakonshme nga Këshilli i Qarkut Cherwell. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.