Kuriozitete
Tashmë zyrtarisht të fejuar, por vëllai i tij princ William ka diçka për t’i thënë Harry-t
Tashmë zyrtarisht të fejuar, por vëllai i tij princ William ka diçka për t’i thënë Harry-t
Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar. 33 vjeçari Harry dhe Markle që është 3 vjet më e madhe se ai, u njohën në korrik 2016 përmes miqve të përbashkët.
"E dija që ajo ishte e duhura që nga dita e parë" është shprehur Princ Harry i emocionuar gjatë shpalljes së fejesës.
Por pas fejesës, vëllai i tij, prince William ka diçka për të thënë: “Shpresoj që tani të qëndrojë larg frigoriferit tim pasi më ngacmonte ushqimet".
Megjithatë, përpos shakasë, ai tha se janë që të gjithë të lumtur për çiftin si dhe iu uron atyre sa më shumë lumturi dhe suksese në planifikimin e dasmës e cila do të jetë në pranverën e vitit 2018.
Aktorja Meghan Markle gjatë fotografive zyrtare dhe një interviste për BBC, tregoi unazën e fejesës me të cilin i propozoi djali i dytë i princit Charles dhe të ndjerës Diana.
Princi Harry e ka skicuar personalisht ndërsa më tej ia ka treguar argjendarisë së familjes mbretërore “Cleave and Company”.
Në linjë perfekte me traditën mbretërore, unaza është e personalizuar dhe është realizuar me disa xhevahire që i përkisnin Lady Dianës.
Unaza është e realizuar me flori dhe ka tre diamantë të ndryshëm, secili me kuptim të veçantë për çiftin.
Dy diamantët anësorë vijnë nga koleksioni personal i Lady Dianës, shkruan noa.al, ndërsa diamanti i madh me vlerë mbi 100 mijë euro, është nxjerrë nga Botswana, një vend i cili është shumë i përzemërt për Harry, të cilin e ka vizituar shpesh me të ëmën. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.