Kuriozitete
Do të habiteni çfarë kërkojnë më shumë në Google shqiptarët!
a se çfarë njerëzit duan të blejnë, bazuar mbi kërkimet që bëjnë më shpesh në Google. Habit Shqipëria…
Biznesi i rimodelimit të hundës ka shumë shanse të rezultojë një ndër më të suksesshmit në Shqipëri. Agjencia e vlerësimit dhe kërkimit Fixr ka krijuar një hartë që tregon se çfarë kërkohet më shumë në Google për çdo vend.
Për të mbledhur të dhënat, Fixr futi në Google një pyetje të thjeshtë për çdo vend “sa kushton…*?”. Më pas përdorën Google për të përfunduar pyetjen e për të parë shprehjen më të kërkuar. Në Shqipëri, pyetja më e kërkuar në Google është “se sa kushton një operacion plastik në hundë”.
Pyetja që bëjnë shqiptarët se sa kushton një produkt apo shërbim është shumë e ndryshme nga ajo që duan të dinë p.sh., amerikanët dhe gjermanët, që janë të orientuar nga ushqimi dhe pijet. Edhe vetë studimi e quan pyetjen e shqiptarëve një nga kërkimet më interesante në Europë.
Amerikanët hanë kryesisht ushqime fast food, gjermanët pëlqejnë birrën dhe çdokush në Australi bën serf. Mendoni se dini se cili është stereotipi i vendit tuaj? Mendojeni edhe një herë!/Monitor/