Kuriozitete
Tha se i kishte bërë tufat e eurove me “punë”, këngëtarja “plas bombën”: Duhet t’ia jap borxh deputetit
Një nga këngëtaret më të përfolura të muzikës shqiptare është padyshim Xhesika Ndoja. Ajo ra në sy që me këngën e saj të parë të publikuar dhe më pas u bë kryefjala e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Disa ditë më parë ajo postoi në profilin e saj në Instagram një Instastory me disa tufa eurosh, ku shkruhej:
Punë është edhe kjo.
Xhesika i referohej faktit që po lodhej duke i numëruar, por fansat e kanë “kryqëzuar” duke iu referuar lidhjes që ajo ka patur me një deputet.
Ata i kanë komentuar se paratë janë të popullit, pasi ai i ka vjedhur dhe ia kishte dhuruar asaj.
Për këtë këngëtarja ka patur një reagim, të cilin e ka postuar në një tjetër Instastory ku shkruhej:
Hahaha lekët e popullit? Jo janë lekët e mia! Madje duhet t’i jap borxh deputetit.