Kuriozitete
Thirrja e fortë e Ramës: T’i japim fund kësaj historie që na turpëron
Thirrja e fortë e Ramës: T’i japim fund kësaj historie që na turpëron
Përmes një video të postuar në Facebook, Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që t’i japin fund historisë së hedhjes së plehrave në rrugë.
Një ditë pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, kryeministri Rama thekson se ky turp i të gjithëve duhet të marrë fund një herë e mirë.
“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!
Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!
Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!
Së bashku t’i japim fund kësaj historie që na turpëron të gjithëve. Tani!” shkruan Rama (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.