Connect with us

Tiranë, një vajzë e re zhduket bashkë me djalin e mitur

Kuriozitete

Tiranë, një vajzë e re zhduket bashkë me djalin e mitur

Tiranë, një vajzë e re zhduket bashkë me djalin e mitur

Një vajzë e re është deklaruar e zhdukur prej tre ditësh së bashku me djalin e saj të mitur.

Babai i saj A.M., 47 vjeç, është paraqitur në komisariatin nr.4 të policisë në Tiranë, duke denoncuar të zhdukur vajzën e tij.

Ai ka thënë para uniformave blu se qysh prej së shtunës 25 nëntor, rreth orës 15:30, është larguar nga banesa e tij, vajza, E.B., (M), 20 vjeçe, banuese në Vlorë, së bashku me fëmijën e mitur E. B., 2 vjeç.

Ai ka thënë para uniformave blu se vajza ka një muaj që ka ardhur te shtëpia e prindërve dhe që nga momenti i largimit prej banesës, nuk dihet vendndodhja e saj.

Aktualisht po punohet për gjetjen e saj, ndërsa nuk ka gjurmë prej saj as tek familja e burrit në Vlorë.

Policia ka nisur punë për gjetjen e së resë dhe djalit të saj, pas apelit të dëshpëruar të prindërve për ta rikthyer pranë familjes. Hetimet janë përqendruar edhe në konfliktet që ajo mund të ketë pasur me të shoqin, bazuar edhe në kohën e gjatë të qëndrimit tek prindërit.

Gjithsesi lidhur me këtë rast për zbardhjen e mëtejshme të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top