Kuriozitete
Tjetër telash për Tahirin, ja çfarë ka bërë Prokuroria së fundmi
Tjetër telash për Tahirin, ja çfarë ka bërë Prokuroria së fundmi
Të gjitha tenderat e firmosura nga Saimir Tahiri gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm, do të verifikohen dhe kontrollohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Kjo është ajo që bëhet e ditur nga Top Channel, i cili bazuar në burime jo zyrtare thekson se tenderat në Ministrinë e Brendshme nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë që përkon me periudhën kur në krye të këtij dikasteri ishte Saimir Tahiri janë vënë nën proces verifikimi nga organi i Akuzës.
Ky veprim i Prokurorisë vjen pas arrrestimit të biznesmenit Orest Sota, të cilit ju gjetën me 863 mijë euro për të cilat ka dyshime se i përkasin pikërisht ish-ministrit të Brendshëm.
Dhe për më tepër që biznesmeni Sota dhe kompania e tij “Eco Construction and Partners”,, ishte edhe fitues i tenderit të ndërtimit të Komisariatit të Policisë në Kombinat. Vlera e tenderit në fjalë ishte rreth 200 milionë lekë dhe mban firmën e ish-Ministrit Tahiri.
Dosja “Tahiri-Habilaj” është tashmë çështja më e nxehtë e momentit, dhe për të cilën janë shpallur në kërkim edhe tre ish-zyrtarët e policisë, Jaeld Çela, Gjergj Kohila si edhe Sokol Bode.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.