Kuriozitete
Trafik kokaine nga Hollanda dhe Shqipëria, arrestohen 12 shqiptarë në Itali
Trafik kokaine nga Hollanda dhe Shqipëria, arrestohen 12 shqiptarë në Itali
Goditet një tjetër grup kriminal në Itali, i cili merrej me trafikim kokaine dhe marijuane nga Shqipëria dhe Hollanda.
Policia e Brescia ka arrestuar 20 persona, mes tyre 12 shqiptarë, në atë që është cilësuar operacioni më i madh antidrogë i kësaj zone, gjatë muajve të fundit.
Mes të arrestuarve janë dhe tetë italianë, ku mësohet se pjesë e bandës së drejtuar nga shqiptarët është edhe një grua.
Grupi kriminal ishte vënë në shënjestër qysh në fund të vitit 2016, ndërkohë që mbrëmjen e së hënës u sekuestruan disa tonë lëndë narkotike.
Më konkretisht bëhet e ditur se grupi kriminal trafikonte kokainë nga Hollanda dhe marijuanë në Shqipëri, nëpërmjet rrugëve detare me skaf dhe gomone.
Lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, mbërrinte në zonën e Kalabrisë, ku e prisnin pjesëtarët e tjerë të bandës. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.