Connect with us

Tragjedi në Vlorë/ Djali futet për të shpëtuar dy vajzat, mbyten të tre

Kuriozitete

Tragjedi në Vlorë/ Djali futet për të shpëtuar dy vajzat, mbyten të tre

Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në Vlorë mesditën e sotme, ku pas mbytjes së një 14-vjeçari, në bregun e Zvërnecit janë mbytur tre persona të tjerë.

Dy vajzat janë nga Vlora dhe në lidhje gjaku me njëra – tjetrën, ndërkohë dyshohet se djali, i cili është futur për t’i ndihmuar është nga Tetova dhe është mbytur së bashku me vajzat.

 Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas. Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur. Po punon për identitetet e tyre të plota. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.

VIDEO

 


 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top