Connect with us

Tragjedia në Vlorë, gjyshja flet mes lotësh: Të më falë familja e djalit që u hodh t’i shpëtonte (Video)

Kuriozitete

Tragjedia në Vlorë, gjyshja flet mes lotësh: Të më falë familja e djalit që u hodh t’i shpëtonte (Video)

Plazhi i Portonovës është pak i njohur dhe i frekuentuar por mori vëmendjen e opinionit publik pas strategjisë së mbytjes së tre të rinjve.

Familjarët e dy vajzave që humbën jetën në det thonë se ato mund të ishin shpëtuar nëse plazhi do të kishte pasur roje bregdetare. Mirëpo në bashkinë e Vlorës, thonë se Portonova nuk është në listën e plazheve të miratuara nga Ministria e Turizmit. Gjithsesi, pas tragjedisë, zona po patrullohet nga policia.

“Portonova” është një zonë me gjire të vegjël argjilorë, 500 m vijë ajrore larg grykderdhjes së Vjosës dhe rreth 45 min larg qytetit të Vlorës. Për të shkuar në Portonovë duhet të lësh pas manastirin e Zvërnecit, ndërsa zona njihet pak nga të huajt por ka mjaft që preferojnë ta zbulojnë pasi konsiderohet “wild view”.

Pavarësisht se pak e njohur dhe frekuentuar duket se gjithë opinioni publik ktheu sytë nga Portonova, pasi plazhi u bë vendngjarja e tragjedisë së të shtunës së 15 korrikut, ku u mbytën në det tre të rinj, Manuela Maraj 27 vjeç dhe Xhoana Cani 25 vjeç si dhe Beniamin Feratit 24 vjeç nga Tetova e Maqedonisë.

Për familjarët e viktimave, tragjedia nuk do të kishte ndodhur nëse plazhi do të monitorohej nga rojet bregdetare dhe policia.
Me lot në sy, vjehrra e Manuela Maraj dhe gjyshja e Xhoana Canit, i kërkon ndjesë familjes se të riut nga Tetova i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të rejat.

“Nëse do të kishte roje bregdetare dhe policë që qarkullonin, do të kishin shpëtuar të dyja vajzat. 24 vjeç djalë dhe ai, djalë nëne, përse? Të më falë ajo familje, që u fut ai djalë për të shpëtuar nusen dhe mbesën time.Të më falë. Ka bërë një gjë humane, por nuk e ndihmoi Zoti që të shpëtonte. Sot kërkoj nga shteti që të vërë drejtësi mbi këtë vend, jo të tallet. Mos të tallet. Në 1997 më është vrarë një djalë 22 vjeç, Ilir Mara, dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur, nuk është kapur autori që ka vrarë djalin tim”.
Sipas rrëfimit të familjarëve Manuela ishte nëna e dy fëmijëve 9 dhe 4 vjeç, ndërsa Xhoana ishte nëna e një djali 6 vjeçar.
Ato kishin shkuar në plazh të shoqëruara me fëmijet dhe motrën e vogël të Xhoanës.

Ka qenë Xhensila, motra e Xhoanës ajo e cila ka rrezikuar fillimisht të mbytej, pasi ka kërkuar ndihmë dhe dy vajzat e tjera kanë hyrë në ujë Xhensila është shpëtuar nga një tjetër pushues në zonë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, ndërsa vajza e Manuelës është ende duke kërkuar nënën.

Xhemile Gjonpali, mëna e Manuelës, mes lotësh arrin të belbëzoje vetëm pak fjalë.

Xhemile Gjonpali: Vajza më ka humbur jetën, mu mbyt në det, ka lënë dy fëmijë të vegjël jetim.

Tashmë plazhi famëkeq monitorohet me polici, ndërsa efektivët nuk lejojnë më pushues në këtë zonë.

Nga ana tjetër mungojnë tabelat parlajmëruese për rryma te forta detare.

I kontaktuar nga Ora Neës, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha se ky plazh nuk figuron ne listën e miratuar nga Ministria e Turizmit.
Gjithësesi edhe në plazhet e qytetit mungojnë rojet bregdetare, ndërsa bilanci i deritanishëm i kësaj vere është 6 viktima të mbytyra në det.
Ndiqe videon me poshte.


Vlorë, “plazhi i egër” që u mori jetën tre të… by gazetain

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top