Kuriozitete
Trajneri Gianni de Biasi sapo mori lajmin e keq
Trajneri Gianni de Biasi sapo mori lajmin e keq
Pas vetëm 8 ndeshjesh të luajtura, ekipi spanjoll i Alavesit ka vendosur të shkarkojë nga posti i trajnerit, italianin Gianni de Biasi.
Vendimi i klubit i është komunikuar këtë të martë ish-trajnerit të kombëtares kuqezi, dhe lidhet me rezultatet e dobëta që ai ka arritur nën drejtimin e skuadrës.
Humbja fundit ishte pipkërisht fundjavën e kaluar në La Liga me rezultatin 1-2 në shtëpi përballë Eibar.
Ekipi do të drejtohet momentalisht nga Javier Cabello deri në caktimin e trajnerit të ri.
Deportivo Alaves ndodhet në vendin e 19-të të renditjes me vetëm 6 pikë që skuadra i ka marrë nën udhëheqjen e De Biasit. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.