Connect with us

Tre të plagosur, kanosje e një sërë veprash penale, kapet vlonjati i shumëkërkuar

Kuriozitete

Tre të plagosur, kanosje e një sërë veprash penale, kapet vlonjati i shumëkërkuar

Tre të plagosur, kanosje e një sërë veprash penale, kapet vlonjati i shumëkërkuar

Një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe një sërë veprash të tjera penale është vënë në prangat e policisë së Vlorës në bashkëpunim me atë të Tiranës.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një person i shpallur në kërkim.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur “Unaza e re” në Astir, Tiranë.

Si rezultat i ndërhyrjes së policisë është bërë arrestimi i Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tij Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg”', pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më 4 janar 2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë pistolete, një palë dorashka të zeza dhe një kapuç-maskë.

Gjithashtu në përfundim të hetimeve të policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në lagjen “Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, së bashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.

Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur “Jonufër” së bashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.

Blendo (Edison) Alikaj rezulton person me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top